Items related to Fjala e fundit e Sokrat Bubės: Roman

Fjala e fundit e Sokrat Bubės: Roman - Softcover

 
9789994318841: Fjala e fundit e Sokrat Bubės: Roman
View all copies of this ISBN edition:
 
 
Romani ' Fjala e fundit e Sokrat Bubės" u shpall si romani me i mire i letersise shqipe per vitin 2013, ne konkursin kombetar letrar.Ky libėr me vlerė ėshtė pjese e kolanės se Shtėpisė Botuese prestigjioze “TOENA” dhe vjen menjėherė pas romanit tė pare tė Thanas Medit “Hije e mallkuar” qė bėn fjalė pėr jetėn e vėshtirė tė emigrantėve nė ditėt tona. Kushdo mund tė habitej pėr kėtė kapėrcim, nga asgjėja nė gjininė e madhe tė letėrsisė. Mirėpo romani i dytė “Fjala e fundit e Sokrat Budės“, do tė na bindė pėr atė artikulim tė pėrvojės letrare e tė bagazhit jetėsor qė e benė ēdo autor tė “plugojė” tokėn e begatė tė artit tė tė shkruarit. Struktura e kėtij romani interesant rrėfen dinamiken e njė populli qė lėviz gjithmonė, qė kėrkon e shpreh vitalitetin e tij, ndonėse shumėkush e ka pėrbuzur a e ka parė me “sy tė shtrembėr”! Subjekti, me ngjarje tė tendosura, ndėrthurja kompozicionale, veprimi e konflikti, si edhe personazhet lėvizėse, krijojnė njėsinė e plotė tė njė romani, ku shprehet njė e vėrtetė e madhe pėr vllehėt, pėr endacakėt e kasolleve me kashte, tė cilėt pėrshtaten aq natyrshėm me rrethanat, vuajtjet e vėshtirėsitė e tjera qė mbart jeta pėrreth tyre. Faza e ekspozicionit shpalos njė lidhje martesore ende pa “ēelur jeta” pėr tė ruajtur kėshtu edhe miqėsinė e hershme midis dy familjeve mė tė mėdha tė njė fisi. Nyja e mpleksjes se intrigės dhe e zhvillimit tė ngjarjes, ka tė beje me rrugėt e ndryshme tė rritjes sė fėmijėve, tė “sapomartuar(!), nė largėsi me njėra-tjetrėn, duke prishur kėshtu ato marrėdhėnie afėrsie qė do tė ndihmonin krijimin e afinitetit e ndjesisė sė dashurisė... Dhe, kur kjo do tė ndodhė, atėherė do tė kemi pėrplasjen e parė, me njė pėllėmbė qė vajza i jep Sokrat Bubės, tė fejuarit tė ligjshėm, qė ka jetuar larg saj pėr njė kohė tė gjatė, duke krijuar kėshtu hendekun e kontradiktės e tė shpėrbėrjes. Ėshtė mjeshtėria e shkrimtarit qė kėtu gėrsheton linjėn e dytė tė subjektit tė romanit, duke sjellė antipodin e tij, Dhimitėr Kerpin, qė ėshtė ngjizur shtrembėr e pėr tė bėrė keq, duke arritur tė ngjitet si kulpra nė jetėn e nė trupin e Katerinės, derisa ta bėjė tė tijėn, me njė etje pėrbindėshi pėrdhunuese. Zgjidhja do tė vijė paralelisht me prishjen e fejesės e tė martesės, nga vetė vajza e nėpėrkėmbur, duke shtuar kėtu paralelizmin ideologjik tė ndikimit po aq shtrembėr nė jetėn e kėtyre njerėzve tė lirė tė diktaturės sė Enverit, qė do tė veprojė verbėrisht, midis kasolleve tė vllehėve. Fryma realiste e romanit ėshtė e mpleksur edhe me disa skena sureale, qė kanė tė bėjnė me pranin e tė vdekurve e me njė “bashkėbisedim” me ta, si tė ishin njerėz tė gjallė, nė ēaste kritike tė rrugėdaljes, nga e keqja shtrėnguese, pėr njė zgjidhje tė halleve e tė problemeve qė u dalin pėrpara. Natyrisht qė kjo lidhet edhe me bestytnitė e brezit tė vjetėr, me pėrfytyrimet e tyre pagane, tė cilat ende rrojnė bashkė me ta e “besohen”, por qė kėtu teprohen e dalin jashtė stilit tė veprės se Medit, si njėfarė krisje. Nė njė prizėm tjetėr tė pėrafėrt e me ngjyrime natyraliste jepet shfrimi i mėrzisė “kozmike” tė Sokrat Bubės, me rrahjen e tmerrshme qė i bėnė kafshės sė gjorė (kalit tė tij tė dashur e tė dhuruari) nė njė tjetėrsim po aq kafshėror, aq sa i duhet tė vjelle krimba nga stomaku!... Tejkalimi i sensit artistik, natyralizmi e surealizmi, cenojnė sadopak konceptimin e pėrgjithshėm, nga ku rrjedh njė “pėrrua i pastėr e i kthjellėt”. Gjithsesi, duke folur pėr vllehėt e Shqipėrisė, shkrimtari Thanas Medi, jep njė panoramė krejt tė panjohur tė shpirtit tė tyre njerėzor, duke shpėrndarė edhe mjegullėn qė qėndron mbi ta, pėr ata njerėz qė krijuan Voskopojėn nga njė “grusht kasollesh me kashtė”, e cila u bė dikur njė qytet i madh, me kisha e manastire, me shkolla, akademi e me njė shtypshkronjė (100 vjet me pėrpara Athinės), me tregtarė, bankierė, arkitektė, poetė e shkrimtare tė zotė, qė mbahen mend nga tė gjithė ne, qė pėrsėri i shohim vllehėt se njė ENIGMĖ E MADHE!

"synopsis" may belong to another edition of this title.

  • PublisherBotimet Toena
  • Publication date2015
  • ISBN 10 9994318845
  • ISBN 13 9789994318841
  • BindingPaperback
  • Number of pages322

(No Available Copies)

Search Books:



Create a Want

If you know the book but cannot find it on AbeBooks, we can automatically search for it on your behalf as new inventory is added. If it is added to AbeBooks by one of our member booksellers, we will notify you!

Create a Want

Top Search Results from the AbeBooks Marketplace