Fjala e fundit e Sokrat Bubės: Roman (Albanian Edition)

Thanas Medi

Published by Botimet Toena, 2015
ISBN 10: 9994318845 / ISBN 13: 9789994318841
Used / Paperback / Quantity Available: 0
From Books Express (Kittery, ME, U.S.A.)
Available From More Booksellers
View all  copies of this book

About the Book

We're sorry; this specific copy is no longer available. AbeBooks has millions of books. We've listed similar copies below.

Description:

Ships with Tracking Number! INTERNATIONAL WORLDWIDE Shipping available. May not contain Access Codes or Supplements. May be ex-library. Shipping & Handling by region. Buy with confidence, excellent customer service!. Bookseller Inventory # 9994318845

About this title:

Synopsis: Romani ' Fjala e fundit e Sokrat Bubës" u shpall si romani me i mire i letersise shqipe per vitin 2013, ne konkursin kombetar letrar.Ky libër me vlerë është pjese e kolanës se Shtëpisë Botuese prestigjioze “TOENA” dhe vjen menjëherë pas romanit të pare të Thanas Medit “Hije e mallkuar” që bën fjalë për jetën e vështirë të emigrantëve në ditët tona. Kushdo mund të habitej për këtë kapërcim, nga asgjëja në gjininë e madhe të letërsisë. Mirëpo romani i dytë “Fjala e fundit e Sokrat Budës“, do të na bindë për atë artikulim të përvojës letrare e të bagazhit jetësor që e benë çdo autor të “plugojë” tokën e begatë të artit të të shkruarit. Struktura e këtij romani interesant rrëfen dinamiken e një populli që lëviz gjithmonë, që kërkon e shpreh vitalitetin e tij, ndonëse shumëkush e ka përbuzur a e ka parë me “sy të shtrembër”! Subjekti, me ngjarje të tendosura, ndërthurja kompozicionale, veprimi e konflikti, si edhe personazhet lëvizëse, krijojnë njësinë e plotë të një romani, ku shprehet një e vërtetë e madhe për vllehët, për endacakët e kasolleve me kashte, të cilët përshtaten aq natyrshëm me rrethanat, vuajtjet e vështirësitë e tjera që mbart jeta përreth tyre. Faza e ekspozicionit shpalos një lidhje martesore ende pa “çelur jeta” për të ruajtur kështu edhe miqësinë e hershme midis dy familjeve më të mëdha të një fisi. Nyja e mpleksjes se intrigës dhe e zhvillimit të ngjarjes, ka të beje me rrugët e ndryshme të rritjes së fëmijëve, të “sapomartuar(!), në largësi me njëra-tjetrën, duke prishur kështu ato marrëdhënie afërsie që do të ndihmonin krijimin e afinitetit e ndjesisë së dashurisë... Dhe, kur kjo do të ndodhë, atëherë do të kemi përplasjen e parë, me një pëllëmbë që vajza i jep Sokrat Bubës, të fejuarit të ligjshëm, që ka jetuar larg saj për një kohë të gjatë, duke krijuar kështu hendekun e kontradiktës e të shpërbërjes. Është mjeshtëria e shkrimtarit që këtu gërsheton linjën e dytë të subjektit të romanit, duke sjellë antipodin e tij, Dhimitër Kerpin, që është ngjizur shtrembër e për të bërë keq, duke arritur të ngjitet si kulpra në jetën e në trupin e Katerinës, derisa ta bëjë të tijën, me një etje përbindëshi përdhunuese. Zgjidhja do të vijë paralelisht me prishjen e fejesës e të martesës, nga vetë vajza e nëpërkëmbur, duke shtuar këtu paralelizmin ideologjik të ndikimit po aq shtrembër në jetën e këtyre njerëzve të lirë të diktaturës së Enverit, që do të veprojë verbërisht, midis kasolleve të vllehëve. Fryma realiste e romanit është e mpleksur edhe me disa skena sureale, që kanë të bëjnë me pranin e të vdekurve e me një “bashkëbisedim” me ta, si të ishin njerëz të gjallë, në çaste kritike të rrugëdaljes, nga e keqja shtrënguese, për një zgjidhje të halleve e të problemeve që u dalin përpara. Natyrisht që kjo lidhet edhe me bestytnitë e brezit të vjetër, me përfytyrimet e tyre pagane, të cilat ende rrojnë bashkë me ta e “besohen”, por që këtu teprohen e dalin jashtë stilit të veprës se Medit, si njëfarë krisje. Në një prizëm tjetër të përafërt e me ngjyrime natyraliste jepet shfrimi i mërzisë “kozmike” të Sokrat Bubës, me rrahjen e tmerrshme që i bënë kafshës së gjorë (kalit të tij të dashur e të dhuruari) në një tjetërsim po aq kafshëror, aq sa i duhet të vjelle krimba nga stomaku!... Tejkalimi i sensit artistik, natyralizmi e surealizmi, cenojnë sadopak konceptimin e përgjithshëm, nga ku rrjedh një “përrua i pastër e i kthjellët”. Gjithsesi, duke folur për vllehët e Shqipërisë, shkrimtari Thanas Medi, jep një panoramë krejt të panjohur të shpirtit të tyre njerëzor, duke shpërndarë edhe mjegullën që qëndron mbi ta, për ata njerëz që krijuan Voskopojën nga një “grusht kasollesh me kashtë”, e cila u bë dikur një qytet i madh, me kisha e manastire, me shkolla, akademi e me një shtypshkronjë (100 vjet me përpara Athinës), me tregtarë, bankierë, arkitektë, poetë e shkrimtare të zotë, që mbahen mend nga të gjithë ne, që përsëri i shohim vllehët se një ENIGMË E MADHE!

"About this title" may belong to another edition of this title.

Bibliographic Details

Title: Fjala e fundit e Sokrat Bubės: Roman (...
Publisher: Botimet Toena
Publication Date: 2015
Binding: Paperback
Book Condition: Good

Top Search Results from the AbeBooks Marketplace

1.

Medi, Thanas
Published by Botimet Toena (2015)
ISBN 10: 9994318845 ISBN 13: 9789994318841
New Paperback Quantity Available: 1
Seller:
Revaluation Books
(Exeter, United Kingdom)

Book Description Botimet Toena, 2015. Paperback. Condition: Brand New. 322 pages. 8.07x5.71x0.73 inches. In Stock. Seller Inventory # zk9994318845

More information about this seller | Contact this seller

Buy New
£ 15.97
Convert currency

Add to Basket

Shipping: £ 7.50
From United Kingdom to U.S.A.
Destination, rates & speeds